U përjashtua live, flet Gjetan Gjetani: Do qëndroj në PS, Rama s’më ka pritur asnjëherë

Gjetan Gjetani një ditë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do ta largojë nga grupi parlamentar shprehet se do të vazhdojë të qëndrojë në sallën e kuvendit.

Gjetan Gjetani: Unë do shkoj në parlament dhe do shkoj në grupin parlamentar të PS, por nuk e kam ndërmend dhe po e them publikisht të bëhem servil i asnjërit.

Për Ora News ai shprehet se nuk ka komunikuar me Ramën dhe se është i habitur me vendimin

Gjetan Gjetani: Nuk kam pasur një komunikim zyrtar nga ana e PS për përjashtimin tim. Me kryeministrin Rama nuk kam kërkuar takim pasi në asnjë rast nuk më ka pritur përpara dhe fakti që nuk më ka pritur përpara nuk besoj që më pret tani pas.

Më tej Gjetani thekson se në vitin 2013 ka rrezikuar edhe jetën për PS.

Gjetan Gjetani: Në zgjedhjet parlamentare të 2013 mua dhe shumë socialistëve në Kurbin na është rrezikuar jeta.

Pavarësisht situatës ai shprehet se nuk do të lëvizë në grupe të tjera parlamentare

Gjetan Gjetani: Jo nuk kam pasur

Megjithatë Gjetani shton se pavarësisht masës së deklaruar prej kryeministrit Rama ai do të votojë dhe do të qëndrojë me PS.