U largua nga kombëtarja me një telefonatë, tifozët zviceranë kanë një mesazh për Behramin

Shumë tifozë të Zvicrës duket se nuk janë dakord me largimin e Valon Behramit me një telefonatë nga kombëtarja e tyre

Në ndeshjen që “helvetët” janë duke zhvilluar ndaj Islandës, në stadium ka pasur edhe një banderolë për Behramin: “Faleminderit Valon”. Ndoshta në shumë çështje të tjera tifozët mund të përkrahin vendimet e Federatës Zvicerane të Futbollit, por në këtë rast me siguri që janë kundër.

Behrami ka pasur gjithmonë respektin e tifozëve të Zvicrës, që e kanë mbështetur mesfushorin me origjinë shqiptare, por nga ndeshja e sotme, duhet të mësojnë të luajnë edhe pa të.