Spanja mund Anglinë në super sfidën e Ligës A, Shaw dëmtohet rëndë (VIDE)

Spanja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën në Ligën e Kombeve. Skuadra e Luis Enriques ka fituar 2-1 në “Wembley” ndaj Anglisë. Super ndeshja në fakt nisi në malore për iberikët, të cilët e panë veten në disavantazh që në minutën e 11-të, pasi Rashford konkretizioi mjaft mirë një aksion të bukur me Shaw. Reagimi i Spanjës është i menjëhershëm, duke gjetur barazimin vetëm pas dy minutash. Saul dërgon topin në rrjetë pas një pasimi të Rodrigos brenda zonës.

“Furija Roja” nuk ndalet këtu pasi do të ishte Rodrigo që do të bëhej serosh protagonist, por këtë herë duke e shtyrë vetë topin në rrjetë. Në fillimin e pjesës së dytë Shaë pësoi një dëmtim të rëndë pas një përplasje duke lënë fushën e lojës, pasi u shoqërua në spital nga mjekët.

Anglia tentoi deri në fund të barazonte por De Gea shpëtoi në dy raste nga dy goditje të Rashford. Në minutën e 7-të shtesë, “Tre Luanët” gjetën golin e barazimit, por që u anulua për shkak të një faulli të Welback. /Koha Jonë/