Rita Ora do të zhvendoset në vendlindje? Ja vendimi që ka marrë këngëtarja

Një lajm i bërë publik orët e fundit na ka bërë të mendojmë se ndoshta Rita Ora ka menduar të zhvendoset përfudnimisht në vendlindjen e saj në Kosovë.

Babai i këngëtares së famshme, Besniku ka bërë me dije se së bahsku me familjen kanë blerë një shtëpi të re në Prishtinë.

“Kosovë, shtëpia, i emocionuar për shtëpinë e re në vendin tonë, Prishtinë, Kosovë, Nik Ora, Vera Ora, Elena Ora, Rita Ora, Don Ora,”- shkruan kryefamiljari krahas një fotoje të publikuar.

Pavarësisht sukseseve dhe arritjeve ndërkombëtare, Rita Ora nuk e harron vendlindjen. Ndoshta këngëtarja ka vendosur të shpërngulet në Kosovë përfundimisht.