Mësuesja dhunon nxënësit e klasës së parë: Ju jap unë dru juve!

Mbrëmjen e kaluar në “Stop” është transmetuar një video e regjistruar në një shkollë në Sarandë ku mësuesja dhunon nxënësit.

“Doni dru ju? Ju jap unë dru sa të doni. Boll, boll të thashë, mos fol”, dëgjohet të thotë mësuesja.

Në fillim të videos shihet se mësuesja godet dy nxënës teksa ata sillen rrotull për t’ju shmangur.

Më pas njëri prej tyre ulet dhe mësuesja i zgjat dorën për t’i gjuajtur duke i thënë të pushojë.

Doni dru ju? Ju jap unë dru’.