Magjistari portugez trondit: Nëna e tij, Dolores, po e shkatërron Ronaldon!

Cristiano Ronaldo ende nuk ka mundur që të gjejë golin e parë në një ndeshje zyrtare me fanellën e Juventus. Në 3 ndeshjet e para ylli portugez nuk ka mundur që të zhbllokohet.

Dikush thotë që kjo situatë është krijuar për shkak të vështirësisë së portugezit për t’u përshtatur me futbollin italian, por ka edhe një hipotezë më të çuditshme. Sipas “Mundo Deportivo” një magjistar portugez, Bruxo de Fafe, i cili shpjegon se arsyeja kryesore që CR7 nuk po gjen golin është mamaja e tij, Dolores.

“Ronaldo po kalon një periudhë shkurajimi të madh dhe udhëzimet e tij natyrore e tregojnë këtë. Në të njëjtën kohë, nëna e tij, që e mbron aq shumë, përfundon duke e dëmtuar pa dashje. Ajo nuk mund të ndikojë vazhdimisht në zgjedhjet e të birit dhe të jetë ajo që i jep fund çdo diskutimi mbi lumturinë e tij.

Rezultati i vetëm që do të arrijë nëse vazhdon kështu është që ai do të rrëzohet nga maja ku është ngjitur. Në Brazil ka njerëz që përmendin emrin e saj dhe pështyjnë nëpër pjata për t’i sjell fat të keq Ronaldos. Njerëzit janë shumë ziliqarë”, tha Bruxo.

Related image