Keanu Reeves pozon me çiftin që po martohej, ndërsa FOTO bëhet hit në rrjetet sociale

Jarrod Camara dhe Leslie Walker janë martuar në Kaliforni, ndërsa para ceremonisë, një mik i tyre e kishte parë aktorin Keanu Reeves në një lokal, të veshur me veshje për motoçikletë.

Më pas, çifti martesor i është lutur yllit hollivudian për një fotografi dhe ai ka pranuar me kënaqësi.

Fotografia, të cilën ata e publikuan në rrjetet sociale është shpërndarë shumë, sidomos në forumin e Reddit për Reeves.

Jordan Camara, vëllai i dhëndrit, ka thënë për Huffington Post se aktori ishte i mrekullueshëm.

“Keanu erdhi, u foli për dore të gjithëve dhe pastaj e bëri atë pozë fantastike, të cilën e shihni në fotografi”.

“Ishte shumë i qetë dhe i këndshëm. Gjithçka ndodhi pak minuta para martesës, ndërsa nusja dhe dhëndri ishin tejet të gëzuar”, ka thënë Jordan.

Në ndërkohë, Reeves vazhdon punën e tij si aktor. Në fund të muajit gusht është lansuar filmi i ri, “Destination Wedding”, ku luan së bashku me Winona Ryder.

“Replicas” është një tjetër film që do të publikohet gjatë këtij viti, ndërsa ai po punon në vazhdimin e tretë të John Wick, “John Wick 3: Parabellum Films” që do të jetë gati në vitin e ardhshëm.

©