Kapen me armë e drogë, e shkuara kriminale që zbuloi dy shqiptarët

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali, pasi akuzohen si pjesë e një rrjeti kriminal. Ata u kapën me armë e drogë nga policia italiane, ndërkohë që kishin pasur precedentë të mëparshëm penale.

Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga janë vënë shtetasit  S.A., 33-vjeçar dhe T.E., 34 vjeç, të dy të lindur në Shqipëri.

Kontrolli policor i zbuloi armë dhe drogë, që i mbanin të fshehura në banesë, ndërkohë që policia kishte kohë që i gjurmonte, pas dyshimeve të shumta për shkak të levizjeve dhe kontakteve që kishin.

Në banesë iu gjetën edhe fishekë dhe drogë e fshehur në disa vende. Ata kanë befasur policinë me justifikimin për armët. Njëri nga shqiptarët tha se e mbante për t’u vetëmbrojtur, ndërkohë që tjetri, tha se as e kishte idenë që në banesë kishte armë funksionale.

Hetimet

Për disa kohë të dy shqiptaret, te njohur tashmë per te shkuaren kriminale, ishin nen pergjim nga policia. Ata benin levizje te dyshimta pranë shtëpisë ne Via Giuseppina, nderkohe qe policia u kishte ushtruar shpeh here kontroll edhe ne automjet, nisur nga precedentet e meparshem. Ata ishin pjese e krimit te organizuar te shqiptareve te zones dhe frekuentonin mjedise të veçanta të përfshira në prostitucion.