Ilir Meta takon Albin Kurtin, ndërkohë Vuçiç hyri në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar sot me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, i cili ka nisur një vizitë në Shqipëri për të kërkuar përkrahjen e liderëve për ta kundërshtuar idenë e Hashim Thaçit për ndryshim kufijsh.

Ndërsa Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon vizitën në Kosovë, lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti ndodhet në Shqipëri. Dje takoi ish-kryeministrin Berisha.

Sot Kurti ka zgjedhur të drekojë me Presidentin, Ilir Meta në Karpen të Kavajes, teksa të pranishëm ishin gazetari Ilir Babaramo dhe këshilltari i Metes, Ilir Kulla. Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë vizita e Vuçiç në Kosovë. Albin Kurti është takuar sot edhe me kreun e PD, Lulzim Basha.

Gjatë së premtes mbrëma, Kurti ka takuar Sali Berishën, i cili e ka akuzuar Hashim Thaçin se është bërë vegël e Beogradit në temën e ndryshimit të kufijve.

Pas takimit me Albin Kurtin, Presidenti Meta ka shkruar në facebook: Kënaqësi të takohesha sot me liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti në Karpen.