Gjetan Keta mposht boshnjakun Janjanin dhe fiton titullin WBU

Gjetan Keta ka mposhtur pas 5 raundeve kundërshtarin e tij boshnjakun Sladan Janjanin duke bërë të tijin titullin kampion bote të federatës më të vjetër në boks WBU. Luftëtari nga Bulqiza arriti një tjetër sukses shumë të madh në karrierë, pasi e dominoi sfidën nga raundi  i parë deri në të 5-in kur edhe boshnjaku Janjanin u tërhoq.

Goditje fituese dhe të njëpasnjëshme në fytyrën e kundërshtarit ato të Gjetan Ketës i cili i përkrahur fuqishëm edhe nga publiku shqiptar nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren.