Flet babai i vëllezërve Xhaka: Ja pse kërkoi falje Graniti për shqiponjën me Zvicrën

Goli i Xhakës i solli fitoren Shqipërisë kundër Izraelit, por para ndeshjes babai i Taulantit dhe Granitit, Ragip Xhaka ka folur në një intervistë për Ilda Bejlerin, ku nuk la pa përmendur edhe shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit nën fanellën e Zvicrës.

Ragip Xhaka tha:

Zvicra e di se simboli ynë është shqiponja me dy koka. Nuk ishte diçka e rëndë. Ishte diçka emocionale dhe jo politike. Nuk është asgjë e keqe, por kur mbron një fanellë tjetër duhet që të kemi pak kujdes.”

Më pas i pyetur se kë do të zgjidhte mes dy djemëve në rast të një dueli mes tyre në fushën e lojës, Ragip Xhaka u përgjigj:

Nuk mund të dalloj djemtë e mi. Nuk i ndaj dot”.
Granit Xhaka është në tentativë që të marrë shiritin e kapitenit me kombëtaren zvicerane dhe për këtë arsye u detyrua të kërkonte falje për festimin me shqiponjë gjatë Botërorit “Rusi 2018”.

Xhaka pati thënë:

Do të isha idiot nëse do e përsërisja!”