Ferit Keta fiton duelin ndaj boksierit turk

Ferit Keta është fitues i duelit ndaj Fatih Mehmet Karakus.

Dominimi i Feritit ishte konstant gjatë gjithë duelit, por deciziv ishte raundi i pestë i sfidës. Në atë raund Keta zbrasi disa grushte të forta në trupin e kundërshtarit turk, duke e detyruar këtë të fundit për t’i hapur udhë fitores së Ferit Ketës.

Raundi i parë pa dy sportistë që kishin hipur në ring për të studiuar lojën e kundërshtarit. Megjithatë më kërkues ishte boksieri kuqezi Ferit Keta i cili mori më shumë iniciativën duke goditur herë pas here kundërshtarin turk.

Edhe raundi i dytë dhe i tretë nuk solli ndonjë suprizë, me dy boksierët që tentuan nga të gjitha mënyrat për të zënë në befasi kundërshtarin, por që nuk arritën t’ia dilnin mbanë.

Raundi i katërt nisi i vrullshëm për boksierin shqiptar, me Feritin që bëri disa goditja të sinkronizuara, duke fituar pikë dhe duke dhuruar spektakël tek të pranishmit. Deciziv ishte raundi i pestë i sfidës. Në atë raund Keta zbrasi disa grushte të forta në trupin e kundërshtarit turk, duke e detyruar këtë të fundit për t’i hapur udhë fitores së Ferit Ketës.