“Do të djegim ty dhe familjen tënde”, Detaje nga kërcënimi i gjyqtarit në Korçë

Gjyqtari në Gjykatën e Korçës, Besnik Shehu është kërcënuar me jetë nga dy persona mëngjesin e sotëm. Denoncimi në polici është bërë nga vetë gjyqtari, i cili ka thënë se ai tha familja e tij u kërcënuan nga shtetasit Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha.

Burime të rezervuara thonë se dy personat që kanë kërcënuar gjyqtarin kanë qënë në proces gjyqesor për pronat.

Mësohet se ata kanë kërcënuar se do djegin atë dhe familjen e tij.

“ Do të vrasim. Do të djegim ty dhe familjen tënde. Ke bërë gabim me vendimin që ke dhënë. Pronat tona nuk na i merni dot. Do pendohesh”. Këto janë fjalët që kanë thënë dy përsonat duke kërcënuar Shehun.

Dy persona e kanë kërcënuar gjyqtarin në momentin kur ai ka dalë nga shtëpia e tij. Po ashtu mësohet se policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat dy personat dhe po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Konflikti i pronësië

Paditesi Albert Qeraxhi, i cili kërkonte anulim të vendimit te komisionit për shkak se tokat e tij e kishin zënë Myrtollaret. Prefektura e qarkut Korçe ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të akteve të marrjes të pronësise. Është dhënë vendimi i shkallës se parë duke anulluar aktet per fshatin Porodinë. Është bërë gjykimi në apel dhe ka ngelur në fuqi. Sot çështja është në Gjykatën e Lartë.