Diskriminimi/Kombëtarja izraelite kalon nga VIP kurse kombëtarja shqiptare jo!

Nga Anta Muçaku

SKANDALOZE!! Ministria e Jashtme e Bushatit i mohon trajtimin preferencial kombëtares shqiptare.
Pra, djemtë që mbrëmë morën tre pikë të mundimshme dhe sot u nisën drejt Skocisë për ndeshjen e rradhës, nuk mund të kalojnë nga terminali VIP, por si pasagjerë të zakonshëm.
Izraeli kaloi për qejf të zotit nga terminali i VIP-ave në Rinas kurse kuqezinjtë nuk munden.

TURP!

Si mund ta trajtosh kështu një kombëtare, një përfaqësuese të një shteti?!
Ndërkohë që Bushati në emër të negociatave, ngeli hipur majë charter-ave për muaj të tërë dhe harxhoi miliona nga paratë tona duke mos qullosur gjë në fund, këta djem që janë të vetmit që na e kanë ngritur kokën në arenën ndërkombëtare, trajtohen si emigrantë hallexhinj.
Dhe në kohë europianesh dhe botëroresh pastaj bëjmë si nacionalistë të thekur e ankohemi pse në fund ata dorëzohen dhe shkojnë të luajnë për shtetet që jo vetëm nuk i nëpërkëmbin, por i trajtojnë me dinjitet.

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor