Zbulohen 10 parcela hashash në Krujë

-Qarku i Krujës vijon të jetë problematik për kultivimin e kanabist. Më datë 5 shtator 2018, policia e Krujës ndërmori një aksion në fshatrat Ranzë, Nojë, Bruzë, Zallë e Cudhi Zallë, Njësia Administrative Cudhi, Bashkia Krujë, ku në një territor te shpyllëzuar, tokë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit të Policisë Krujë, u gjetën 10 parcela me sipërfaqe 586 m², të mbjella me kanabis.

Lënda narkotike ishte rreth 150 centimetra e gjatë dhe në faze pjekjeje. Gjatë operacionit, i cili zgjati disa ore u asgjësuan me anë të djegies rreth 200 bimë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, me lartësi deri në 130 cm.

Për këtë operacion policia nuk tregoi transparencë. Megjithëse lënda narkotike u asgjësua më 5 shtator operacioni nuk u publikua ne media dhe as u pasqyrua në faqen zyrtare të policisë se shtetit www.asp.gov.al.