Ylli Manjani: Forca e ligjit vret me snajper

Nga Ylli Manjani

Forca e ligjit vret me snajper!!!
—————
Dikush që informoi Policinë për një krim, të organizuar madje, u vra!

Me snajper. Në mes të operacionit “Forca e ligjit”.

U vra ai që foli, jo ata që bëjnë krim! Denoncoi mbjelljen e hashashit. As emër e as mbiemër denoncoi. Thjesht faktin që në x vend ka hashash. Kaq!

E vranë vetëm pse foli!

Le ta zëmë se nuk e qëlloi policia, por “qëlluesi” ka marrë informacion nga Policia mbi denoncimin e viktimës…

Krim e shkuar krimit të organizuar!

Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të kuptuar se ç’polici kemi?!

Kush e besojë dot sot Policinë pas kësaj?! Për të denoncuar krime jo e jo!

Ah, ndjesë! Sondazhi thotë se “populli do më shumë se çdo gjë tjetër policinë”. Po po biles populli nuk do as veten sa do policinë!!!

Pushta pa kufinj!

Vettingu nuk mjafton, jo! Po kam frikë se edhe burgu është pak për këtë takëm të poshtrish dhe maskarenjsh që drejtojnë…