“Vrasjet”, Befason Rama: Nuk ka banda, kemi rrugeçër!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për situatën e rendit dhe vrasjet e kohëve të fundit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në përudhën kur ishte opozita në pushtet kishte më shumë vrasje. Ai tha se duhet të vendoset një vijë e kuqe për të gjithë rrugecërit në çdo qytet. Rama sulmoi edhe gjykata dhe prokurorinë, teksa tha se në disa raste kanë liruar kriminale.

“Në periudhën maj gusht në vitin 2010 ka pasur 45 vrasje. Këtë vit për periudhën maj-gusht ka vetëm 13, duke përfshirë edhe masakrën e 8 të vrarëve nga një i çmendur. Në 2012 ishin 47. Tani këta që na flasin sikur këtu po ndodh hataja, janë këta që kanë drejtuar policinë e shtetit, ku kishte mbi 40 vrasje çdo verë. Ne jetojmë në kohën kur çdo shqiptar është një kameraman dhe një gazetar, janë rrjete sociale. Pra nuk ka vend për t’ju dhënë njerëzve pesë shifra. Ne duhet të vëmë një vijë të kuqe për të gjithë rrugecërit në çdo qytet. Se flitet për banda, por këta janë rrugaçër.

Duhet prokuroria duhen edhe gjykatat të bëjne pjesën e tyre. Po të llogarisim sa kanë hyrë e kanë dalë për shkak të gjykatave do të shikojmë që kemi një hendek shumë të madh. Kjo për të thënë se duhet ta komunikojmë me njerëzit, në të gjithë territorin me të gjitha mjetet.”- tha Rama.