Vrasësi seksi: Nuk e kuptoj përse femrat magjepsen pas meje

Aktori turk, Ibrahim Çelikkol pëlqehet shumë nga femrat për pamjen e tij të egër.

Ai është bërë i njohur me rolin e tij si Ferhati në telenovelën “Bardh e Zi” ku shfaqet si një vrasës por zemra e tij është tepër e ndjeshme dhe e kundërt me veprimet e tij.

“Nuk më pëlqen kur më thërrasin seks simbol, por më pëlqen që të dukem bukur. Kujdesem për veten mjaftueshëm dhe mendoj se të paturit kujdes për të qenë sa më estetik, nuk i dëmton maskilitetin askujt. Shumica e aktorëve në Turqi e kanë filluar karrierën e tyre nëpërmjet modës, kështu që nuk është aspak e pazakontë që një mashkull të ketë rutinën e tij të ‘bukurisë’.

Për të patur trupin që kam tani, jam ushtruar gati 6 muaj intensivisht. Sinqerisht nuk e kam të qartë përse femrat ‘magjepsen’ pas meje, pasi vetja më duket tepër i zakontë. Por, më kanë thënë shpesh që kam sy shumë shprehës dhe ndoshta kjo sjell këtë efekt”, ka thënë aktori.