“Vettingu të fillojë nga unë”, Basha-Ramës: Është i njëjtë me të gjyqtarëve, do ta votosh pro?

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, po vijon bashkëbisedimin me gazetarët për nismën më të fundit të opozitës, Vetingun e politikanëve. Basha deklaroi se situata kriminale në vend ka vërtetuar të gjitha paralajmërimet e Partisë Demokratike, bërë deri më sot. Basha u deklaroi gazetarëve se PD ka gati amendamentet për Vetingun e politikanëve, që janë njesoj si për Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe tani është radha e mazhorancës të tregojë veten nëse do ta votojë apo jo!

Z. Basha, kryeministri Rama e pranoi propozimin për Vetingun e politikaneve. A do të bashkëpunoni?

Basha: Ky ligj është negociuar njëhërë. Gjuha e ligjit është njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët dhe negociatat bëhen për një tekst të dakortësuar. Kjo, ose vonohet ose refuzohet. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan për ta votuar. Ramën pyeteni nëse do ta votojë apo do ta pengojë.

Por Rama është shprehur se do ta votojë edhe sot në Asamble. Pra, a do të bashkëpunoni?

Basha: Propozimi për Vetingun e politikanëve është njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët e madhe edhe për policët. Propozimi është depozituar. Ne do të shkojmë për ta votuar. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo kundër.