Vasili: Kryeministrit nuk mund t’i besojmë, ai të shet te kriminelët

Pas vrasjes se 43 vjeçarit në Memaliaj i cili kishte informuar policinë për parcelat e hashashit ka reaguar edhe kreu i grupit të LSI Petrit Vasili.

“Kryeministri është i vetmi njeri tek i cili njerëzit nuk mund t’i besojnë, sepse ai i shet te kriminelët që ata ti vrasin”.

“Shteti ka rënë, Shqipëria është pa qeverisje”, shkruan Vasili në rrjetin social facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit 

Kryeministri dje u ngreh si gjeli në pleh dhe dërdëlliti me krenari prej gjeli për policinë e tij.
U vra me snajpër Alket Muho në Memaliaj se dënoncoi parcelat e qeverisë.
Po kujt ia denoncojnë? Këtij kryeministri që i mbështet trafiqet duke gënjyer se ka zhdukur 99% të drogës?
Tragjedi e vërtetë!

Kryeministri është i vetmi njëri tek i cili njerëzit nuk mund t’i besojnë, sepse ai i shet te kriminelët që ata t’i vrasin.

Shteti ka rënë, Shqipëria është pa qeverisje.

Armiku më i egër i shqiptarëve është vetë kryeministri dhe qeveria e tij.