Trump letër homologut maqedonas: Ju inkurajojmë për marrëveshjen me Greqinë

Presidenti amerikan, Donald Trump i është drejtuar me një letër presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, duke i thënë se vendi i tij “ka shumë arsye për të qenë krenarë për këtë vit”, pasi sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë ” marrëveshja historike e Prespës” zgjidh mosmarrëveshjen e gjatë me Greqinë  dhe hap rrugën për anëtarësimim e Maqedonisë në NATO dhe BE. Në letër Trump i jep urimet presidentit maqedonas me rastin e ditës së Pavarësisë.

Letra

Në emër të popullit amerikan, ju përgëzoj ju dhe qytetarët e “Maqedonisë” në Ditën tuaj të Pavarësisë më 8 shtator. “Maqedonia ka shumë arsye për të qenë krenare këtë vit. Marrëveshja historike e Prespës zgjidh mosmarrëveshjen e gjatë mbi nomenklaturën e emrit me Greqinë dhe hap rrugën për përfshirjen e “Maqedonisë” në NATO dhe BE. Përfshirja e “Maqedonisë” NATO do të rrisë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin. SHBA është e gatshme të mbështesë Maqedoninë, veçanërisht në lidhje me bisedimet e ardhshme për anëtarësimin në NATO.

Letra përforcon faktin se arritja e marrëveshjes është konteibut i drejtëpërdrejtë amerikan. Vlen të kujtohet se në ditët e fundit tonet mes kryeministrave Cipras e Zaev kanë qenë të larta, veçanërisht pas zbulimit të ëikileaks, bazuar në një telegram të Ambasadës amerikane në në Shkup, ku thuhej se Shkupi ishte i gatshëm të pranonte emrin “Republika e Maqedonisë Veriore” që në vitin 2008, me kusht që identiteti dhe gjuha të cilësoheshin si maqedonase.