Thaçi pas takimit me Mogherinin: Rrugëtim i vështirë, por i domosdoshëm

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka treguar se ka bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo ka përfunduar takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”, ka thënë Thaçi.

“Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, ka shtuar më tej ai.