Të rejat më të fundit nga Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Në mediat e huaja rozë prej ditësh po qarkullon lajmi se Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë rikthyer së bashku.

Por lajmet nga yjet e Hollywood vazhdojnë ti suprizojnë të gjithë.

Raportohet se aktorët janë gati të ndërmarrin hapin e ardhshëm, të kenë një fëmijë, sipas burimeve të OK!.

Siç është raportuar më parë, Jen dhe ish-bashkëshorti i saj Brad në heshtje reklamuan marrëdhënien e tyre në fillim të këtij viti, kur aktorja ishte në prag të ndarjes nga Justin Theroux.

Burime të shumëfishta zbuluan në gusht se romanca e tyre ishte rindezur dhe të dy zotuan angazhimin e tyre nga e para.

“Ka qenë lajm i madh që të gjithë kanë shpresuar, pasi Brad dhe Jen u divorcuan,”-thotë një mik. “Ata janë martuar kohët e fundit në një ceremoni private. Aktorët thjesht nuk donin të prisnin më gjatë për fazën tjetër të jetës së tyre së bashku.”

Pas ceremonisë, Brad dhe Jen i kanë thënë miqve se janë gati për të filluar jetën e tyre të re së bashku dhe kanë filluar planifikimin e ardhjes në jetë të një fëmije.

“Gjithkush ishte i habitur, por absolutisht i kënaqur nga lajmi i lumtur,”-një mik për OK!.