Rikthehet Adi Krasta, ja ku do ta shikojmë këtë sezon

Pas një largimi prej disa vitesh nga ekrani, Adi Krasta ka vendosur t’i kthehet televizionit. Këtë herë nuk do ta shikojmë në Top  Chanel, por në News 24.

E hëna dhe e marta do jenë dy ditët në të cilat Krasta do të jetë në “prime time”.

Emisioni do të ketë si logo të tij, inicialin “A” të cilin Krasta e ka përdorur edhe herë të tjera.

Ende nuk ka detaje më të hollësishme në lidhje me tematikën dhe trajtën e emisionit që showmani do të drejtojë.