Edi Rama fillon ndryshimet në qeveri. Ikën zv/kryeministrja Mesi

Edi Rama sot mbajti një fjalim të fortë në formë kritike ndaj strukturave të PS-së, të cilat janë kthyer në zyra emërimi pune në shtet e kudo që shkon-sqaroi Rama- ata të kërkojnë jo rrugë, drita apo rend, por vetëm vende pune në shtet. Fill pas kësaj kryeministri, live, nga asambleja e PS-së përjashtoi nga radhët e PS-së deputetin Gjetan Gjetanin, që sipas kryeministrit bën presion për të emëruar shefin e komisariatit, sikurse e ka kthyer zyrën e tij në zyrë emërimesh në shtet.

Kryeministri i ktheu përgjigje edhe liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili kërkon Vetting për politikanët, ku Rama i kujtoi atij se do të kontrollojnë jo vetëm Lulin, por edhe kunatin e tij. Po kështu theksoi se PS do ta votojë projektligjin e sjellë nga PD për Vetting politik, duke filluar nga ai vetë, pra Rama dhe familja e tij. Por prapë nuk ndejti pa i kujtuar Berishës se kontrolli (Vettingu) që ka sjellë Luli do ta digjte Berishën. Nënkuptimi ishte për të birin e ish-kryeministrit, thonë burimet nga selia kryeministrore.

Edi Rama në fund bëri ndryshimet e para në qeveri.

Kush don të kuptojë apo që njeh statutin e PS-së e di se kur emërohesh në një detyrë të tillë në kryesinë e PS-së nuk mund të mbash edhe post qeveritar.

Pra zv/kryeministrja Senida Mesi u zgjodh sekretare e burimeve njerëzore në selinë rozë, çka nënkupton se filluan ndryshimet në qeveri, pa zhurmë, por po bëhen. Në vend të saj do të zgjedhë një tjetër, e cila siç përflitet do të jetë një femër e njohur nga radhët e PS-së.

Por nuk dihet se ku mbarojnë ndryshimet në qeveri, pasi sapo e nisi me numrin dy në qeveri. Emrat, me sa duket, i kanë të gjithë me laps!