Përleshje masive në burg, shqiptarët masakrojnë afrikanët

Rreth 40 shqiptarë e afrikanoveriorë janë përfshirë në një sherr masiv në një burg të Firences dje pasdite në fushën sportive.

Policia e burgjeve ka bërë të ditur se dy grupet u konfrontuan dhunshëm, për shkaqe që ende nuk janë zbardhur.

Në ato momente, i pranishëm ka qenë vetëm një polic që po vëzhgonte të burgosurit, por ndërhyrja e tij ka qenë e pamjaftueshme për të ndaluar sherrin.

Në fund ka pësuar një dëmtim në shpatull, i cili do ta mbajë tri javë jashtë detyre.

Ndërhyrja e forcave të tjera të policisë së burgjeve, të pranishme në burgun Solliçiano të Firences, solli shuarjen e sherrit dhe të burgosurit u kthyen në qeli pa incidente të tjera.