“Pendohet” Neymar, gati të rikthehet në La Liga

Eksperienca te PSG nuk po shkon në mënyrën e duhur për Neymar Jr, i cili thuhet se po kërkon rikthimin te ish-skuadra e tij, Barcelona.

Sipas “Mundo Deportivo”, braziliani është penduar për kalimin te Parisi dhe nuk është i lumtur me shpërthimin e Kylian Mbappes që ka marrë shkëlqimin nga ish-ylli i katalanasve.

Barcelona nuk është e interesuar për kthimin e tij, por Real Madridi është destinacioni tjetër nëse Parisi vendos shitjen e tij. Neymar realizoi 105 gola në 186 paraqitje për Barçën, përpara se të transferohej te PSG-ja për shumën rekorde prej 220 milionë eurove.