Pas 20 vitesh luftë, Etiopia rihap ambasadën në Eritrea

Ishte viti 1988 kur Etiopia dhe Eritra ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe i shpallën luftë njëra-tjetrës. E pas 20 vitesh luftë dhe negociatash, paqja ka filluar të japë efektet e para, pas një pauze 20-vjeçare sot hapi ambasadën e saj në kryeqytetin e Eritresë, Asmara.

Rihapja u ndoq nga kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, presidenti i Eritresë, Isaias Afeworki dhe zyrtarë të lartë të të dy vendeve.

Etiopia në korrik emëroi Redwan Hussein ambasador të saj në Eritrea, ndërkohë që këta të fundit hapën po këtë muaj ambasadën e saj në Addis Ababa.

Të dy vendet i dhanë fund tensioneve prej dy dekadash në një kthesë dramatike të ngjarjeve pasi Ahmed shtroi një degë të ullirit tek presidenti eritrean në fjalimin e tij inaugurues në prill.

Nga viti 1998 deri në vitin 2000, të dy vendet zhvilluan një luftë të përgjakshme në të cilën rreth 70,000 njerëz humbën jetën nga të dy anët.

Top Channel