Para takimit me Vuçiç, Thaçi: S’do të ketë ndarje të Kosovës!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak para se të hynte në takimin me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se marrëveshja përfundimtare ka kuptim vetëm atëherë kur do të ndodhë njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi tha se po hymë në procesin përfundimtar të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë me besimin që do të shënohet një progres për të dy popujt dhe për paqen në rajon.

Sipas tij, dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, askush nuk mund ta ndërlidhë me ndonjë rast tjetër nëpër botë dhe të gjitha tonet për luftë apo refugjat janë çështje absurde.

“Marrëveshja përfundimtare ka kuptim vetëm atëherë kur do të ndodhë njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai./KP/