Para’ për personat në nevojë – 300-6000 lekë në muaj për ata që marrin kujdes shoqëror rezidencial

Çdo qytetar që që përfiton shërbim të kujdesit shoqëror rezidencial do të përfitojë edhe një pagesë çdo muaj. Sipas vendimit më të  fundit të Këshillit të Ministrave kategoritë në nevojë mund të përfitojnë shërbime parashoqërore që kanë të bëjnë me informimi dhe këshillimin si dhe shërbime në komunitet. Këto të fundit janë  shërbimi në familje, alternativ, multifunksional, ditor dhe gjysmëditor, i emergjencës 72-orëshe, i strehimit të mbrojtur për të pastrehët.

Pas gjashtë muajsh nga marrja e këtij vendimi të gjithë personave përfituese të shërbimit rezidencial publik, do t’u jepet, për shpenzime personale, një shumë parash.

Personat e  moshuar që nuk kanë të ardhura, që janë të vendosur në shërbimin rezidencial për të moshuarit, do të përfitojnë gjashtë mijë lekë në muaj, kjo është dhe vlera më e lartë që jepet për këtë kategori. Ata që do të paguhen  më pak janë fëmijët e moshës 2-5 vjeç, që do të përfitojnë  300 lekë në muaj.

Pagesa do të përfitojnë edhe kategoritë e tjera si personat që marrin shërbim në qendrat e zhvillimit, viktimat e dhunës në familje dhe viktimat e trafikimit. Respektivisht pagesat për këtë kategori do të jenë një mijë dhe tre mijë lekë. Këto pagesa për shpenzimet të përkujdesit shoqëror në institucionet publike rezidenciale dhe komunitare do të indeksohen çdo vit sipas indeksit të çmimeve të konsumit, nëngrupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”.