Panucci “shpërthen” pas fitores: Para një ore ishim të humbur, tani na ngrini në qiell

Christian Panucci është shprehur i kënaqur pas fitores ndaj izraelit, por ka polemizuar në lidhje me polemikat në lidhje me humbjet e miqësoreve të fundit si dhe me eksperimentet e bëra.

“Rrezikuam shumë në pjesën e parë, jo për meritë të kundërshtarit por për gabimet tona. E përsëris, nuk u vumë në vështirësi për shkak të kundërshtarit, por për gabimet tona. Natyrisht, ju e keni bërë të madhe faktin që kemi humbur miqësore, me 10 lojtarë që nuk i kishim në dispozicion. Ato ishin dy miqësore testi dhe ju keni bërë gabim që na keni kritikuar. Kemi humbur dy miqësore dhe jo dy finale botërori.

Shumë e rëndësishme ishte kjo fitore për transfertën e Glasgou kundër Skocisë. Kemi për të modifikuar disa probleme të vogla, të shmangim euforinë dhe të fokusohemi te Skocia. Përgëzoj lojtarët që bënë një ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e dytë. E para kishte disa gabime, ndaj dhe zëvendësova Gurin pasi Balaj luan pak më pas dhe ushtron më shumë presion.

Para një ore na bëtë të humbur, ndërkohë që tashmë na ngrini në qiell. Duka ka thënë që synojmë vendin e parë? Po, e di shumë mirë, por kemi ende shumë punë për të bërë. /Koha Jonë/