Asambleja Kombëtare e PS, Balla: Jemi në kooalicion me qytetarët

Ka nisur mbledhjen Asambleja Kombëtare e PS-së. Fjalën e ka marrë kreu i grupit, Taulant Balla i cili ka prezantuar votimin e rendit të ditës me 12 pikat e axhendës së sotme.

Pas hedhjes në votë, anëtarësia e Asamblesë bëri edhe votimin e rendit të ditës, sipas pikave të programuara në këtë axhendë punimesh.

Në fjalën e tij, Balla ka bërë me dije se “Ndodhemi vetëm 250 ditë larg zgjedhjeve. Do të kemi vetëm një aleat në këto zgjedhje dhe një koalicion, vetëm me qytetarët. Interesi ynë do të jenë vetëm njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën për reformat, por nëse ajo do të vazhdojë me politikën e baltës ne do të vijojme me interesin e vetëm që kemi, qytetarët”- tha ai.

Duke folur për anëtarësimet e reja, Balla ka kërkuar të shkohet në cdo fshat dhe cdo familje.

“Duhet të trokasim në cdo familje për të hapur PS ndaj kujtdo që do të japë kontributin e vet”- tha ai.

RENDI I DITËS NË ASAMBLE
1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.
2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Partisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore”

3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019.
4. Raporti Kombëtar i Bashkëqeverisjes deri më 31.08.2018
5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit”
8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty”
9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.