Modric zbulon gjithçka: Ja mesazhi që më dërgoi Ronaldo pasi mora çmimin

Cristiano Ronaldo dhe Luka Modric janë dy pretendentët kryesor për të fituar çmimin “The Best” që jepet nga FIFA për futbollistin më të mirë të vitit. Pasi UEFA i dha vlerësimin e më të mirit futbollistit kroat, portugezi nuk shkoi në ceremoninë që u zhvilluar në Montecarlo. Raportet mes dy futbollistëve që sezonin e kaluar kanë luajtur së bashku te Reali, janë shumë të mira, teksa konfirmimi është dhënë nga futbollisti kroat.

“Cristiano më dërgoi një mesazh, më përgëzoi dhe më tha se ishte i lumtur për mua dhe se e meritova çmimin. Ai, gjithashtu, tha se mezi pret për të më takuar përsëri.

Unë jam i lumtur që jam në një tjetër finale të madhe, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kam një marrëdhënie të mirë me Cristiano Ronaldon dhe do të vijojmë të jemi kështu edhe në të ardhmen. Çmimet individuale janë të rëndësishme, por unë nuk jam i fiksuar me to”, ka deklaruar Modric duke zbuluar edhe mesazhet që ka pasur me portugezin.