Presidenti Meta flet për dhurimin e gjakut, por edhe për politikën

Presidenti Meta ishte sot në seancën e dhurimit të gjakut nga efektivët e Repartit të Zjarrfikësve të Bashkisë Tiranë. Foli edhe për politikën, i pyetur nga gazetarët. Ndër të tjera pas insistimit të gazetarëve ai foli edhe për ligjin e teatrit që nëse e kthen Kuvendi. Meta deklaroi se respekton vendimet e Parlamentit. Ndërsa për inisiativën e opozitës për Vetting në politikë, Presidenti foli shkurt duke theksuar se nuk komenton vendimet e opozitës.

Presidenti bëri thirrje për bashkëpunim mes forcave politike për marrjen e statusit kandidat në BE.

Pyetje: Z. Meta, si e komentoni shtyrjen nga Kuvendi të dekretit për ligjin e Teatrin Kombëtar?

Kuvendi është sovran për të vendosur sipas procedurave dhe përgjegjësive të veta. Unë unë s’kam asnjë koment për këtë çështje.

Pyetje: Nëse mazhoranca do ta rrëzojë dekretin e 20 shtatori, cili do të jetë hapi që do të ndërmerrni?

Une s’kam asnjë arsye të paragjykoj vendimet e Kuvendit veçse do të dëshiroja që t’i uroja Kuvendit, punë të mbarë, meqënëse sapo ka riçelur punimet dhe të ritheksoja rëndësinë e një bashkëpunimi sa më të përgjegjshëm, sidomos përsa i takon atyre detyrimeve dhe angazhimeve që Shqipëria ka në kuadër të procesit të integrimit euriopian.

Z. Meta. Opozita kërkon ndryshimin e Kushtetutës për te realizuar Vetting dhe në politikë. Ju si e shihni këtë nismë?

Nuk kam asnjë koment për iniciativa, por shpresoj në një bashkëpunim dhe lexim të përbashkët të atyre sfidave me të cilat duhet të përballet politika shqiptare, në mënyrë të bashkuar për të garantuar pikërisht çeljen e negociatave më anëtarësim vitin e ardhshëm.