Masat ekstreme për ndeshjen e kombëtares, ja rrugët e bllokuara në qytetin e Elbasan

Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje në “Elbasan Arena” kundër Izraelit në 20:45, e policia ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Ndërkohë që në vijim të njoftimit të dhënë dje nga Policia e Shtetit në lidhje me masat për ndeshjen Shqipëri-Izrael, bëhet e ditur se në Elbasan do bllokohen disa akse rrugore.

Konkretisht nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve:

Nga degëzimi Pedagogjike deri në Unazën rruga Qemal Stafa.

Kryqëzimi i Tapeteve pranë stadiumit deri tek Pedagogjik.

Bulevardi Aqif Pasha deri tek Dinamo.

Kryqëzimi i Tapeteve deri tek ish- konservimi.