Kokainë e marijuanë, arrestohet bashkëpunëtori i Elvana Gjatës

Ka rënë në pranga këngëtari i njohur Ty Dolla $ign. Bashkë me Elvana Gjatën, 5 muaj më parë ata hodhën në treg këngën “Off Guard”.

Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarit iu gjet marijuanë dhe kokainë. Ka qenë policia ajo që ka ndierë aromën e marijuanës dhe ka kontrolluar makinën e reperit.

Si rrjedhojë, më pas është zbuluar edhe sasia e kokainës, ç’ka ka çuar në arrestimin e Ty Dolla $ign dhe miqve të tij.

Ndërsa 6 personat e tjerë janë liruar pa akuza, mësohet se reperi ndodhet ende në polici.