Klopp bëhet diktator te Liverpooli: Mësoni anglishten ose …

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp,  ka detyruar futbollistët e tij jo anglishtfolës t’i nënshtrohen mësimeve të gjuhës angleze. Dy emrat më të fundit që i janë bashkuar ekipit, Fabinho dhe Nabi Keita, nuk kuptojnë mirë anglisht. Kaq ka mjaftuar që Klop t’ia u bëjë të qartë se duhet të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të mësuar gjuhën, ashtu siç kishte thënë që në fillimin e karrierës së tij për Alberto Morenon, i cili vazhdonte të komunikonte vetëm në spanjisht.

Sipas Alan Redmond, i cili ka qenë mësuesi i anglishtes për shumë lojtarë të Liverpoolit, kjo ka detyruar lojtarët ta marrin seriozisht kërcënimin e trajnerit.

“Nuk dua të përmend emra, por kishte 7-8 futbollistë që nuk dukeshin të interesuar të mësonin. Që në dritaren e parë apo të dytë të merkatos, këto futbollistë u larguan nga skuadra”, shpjegoi ai.