“Kini kujdes! Këta Iphone kanë një problem serioz”, Apple paralajmëron klientët

Janë të shumtë njerëzit që përdorin një Iphone dhe ky lajm do t’i vërë të gjithë në lëvizje. Në fakt kompania “Apple” u është drejtuar të gjithë përdoruesve të Iphone 8 të cilët rrezikojnë të kenë probleme me ekranin e telefonit, nëse nuk kanë pasur deri tani

Zëdhënësit e “Apple” kanë lajmëruar se tek iPhone 8 ka disa difekte prodhimi dhe si pasojë mund të sjellin riformatim të papritur, ekrani mund të ngrijë ose mund të ketë probleme me hapjen  telefonit. Gjithsesi, në faqen zyrtare ata kanë bërë me dije se vetëm një pjesë e vogël e iPhone 8- ës janë prekur nga kjo.

Por ka gjithashtu një lajm të mirë: Nëse keni vënë re edhe ju një nga defektet e mësipërme, thjesht vendosni këtu numrin tuaj të serisë dhe kompania do ta zgjidhë menjëherë kundrejt asnjë pagese. Ky lloj shërbimi do të jetë në dispozicion të përdoruesëve deri në 3 vjet që pas shitjes së parë me pakicë.