Këngëtari i njohur fshehu lajmin për 9 muaj, bëhet baba për herë të tretë!

Këngëtari i njohur Robbie Williams dhe partnerja e tij Ayda Field janë bërë prindër për herë të tretë nëpërmjet një nëne surrogate.

Kjo ishte një surprizë për të gjithë ndjeësit e tyre, pasi çifti ishte kujdesur që ta fshihte 9 muaj ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

Bashkëshortja e Williams ka postuar një foto në Instagram, të duarve të pjestarve të familjes dhe përbri saj shpjegon arsyen se përse e kanë mbajtur të fshehtë.

“Dalloj me sytë e mi një dorë të vogël ekstra. Ne kemi mbajtur një sekret shumë të veçantë! Jemi të lumtur të ndajmë me ju që kemi mirëpritur vogëlushen tonë… mirëseerdhe në këtë botë Colette (Coco) Josephine Williams!! Ishte një rrugë shumë e vështirë dhe e gjatë që të arrinim deri këtu, që ishte edhe arsyeja pse e kemi mbajtur larg syrit të publikut.

Familja vjen në të gjitha format dhe kjo vogëlushe, që është biologjikisht e jona, u mbajt nga një nënë e mrekullueshme surrogate, së cilës i jemi shumë mirënjohëse. Jemi mbi re që kemi këtë vogëlushe në jetën tonë dhe të bekuar që jetojmë në një botë që e bën këtë të mundur. Ashtu si me Teddy-n dhe Charlie-n, kërkojmë të respektohet privatësia e Coco-s dhe të na lejoni të rritemi në ekipin e ri prej 5 pjesëtarësh”.- ka shkruajtur ajo.

Robbie dhe Ayda janë prndër të Theodora Rose Williams 5 vjeç dhe Charlton Valentine Williams 3 vjeç.