I mori 50 mijë lekë qytetarit duke i bërë presion, ndalohet oficeri i policisë në Gramsh

Një oficer i policisë kriminale të Gramshit është ndalur nga SHKÇB.

Mbrëmë në mesnatë u shoqërua nga forcat Shqipoja dhe më pas u ndalua duke u dërguar në qelinë e paraburgimit oficeri i policisë Agron Zeka. Ky i fundit u denoncua në një emision investigativ, pasi akuzohet për korrupsion, shkruan BW.

Oficeri u denoncua këtë të enjte nga një qytetar, pasi pretendon se i ka marrë 50 mijë lekë, duke i ushtruar presion se nëse nuk paguante do ta arrestonte.