Helikopter dhe snajper, atmosferë lufte para ndeshjes së kombëtares

Ndeshja e parë e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Izraelit do të shoqërohet nga masa ekstreme sigurie. Rreth orës 16.15, një helikopter ka monitoruar zonën përreth stadiumit Elbasan Arena e madje edhe gjithë qytetin e Elbasanit. Pastaj ai është ulur edhe ne stadium.

Ashtu si dhe në ndeshjen e parë, masat e sigurisë për këtë takim janë tepër të larta. Për mbarëvajtjen e takimit janë angazhuar 670 forca policie siç mund të shihni edhe në fotot e disa minutave më parë. Sipas informacioneve ka edhe mjaft agjentë sekretë që do të jenë të pranishëm përreth stadiumit si dhe në radhët e tifozëve.

Policia ka kërkuar që tifozët të paraqiten në stadium 3 orë përpara. Ndërkohë që ka paralajmëruar se ata do ti nënshtrohen kontrolleve të rrepta.