Goditi me thikë kandidatin për president, sulmuesi: Mision nga Zoti!

Kandidati presidencial i ekstremit të djathtë në Brazil i ka mbijetuar një operacioni pasi u godit nga një sulmues “socialist”, i cili tha se po vepronte për një “mision nga Zoti” gjatë një tubimi elektoral.

Në media dolën pamjet e momentit kur kandidati për president, Jair Bolsonaro u qëllua me thikë në stomak në mes të një turme në Juiz de Fora, Minas Gerais, në juglindje të Brazilit.

63-vjeçari u transferua në kujdesin intensiv pasi kaloi një procedurë për lëndime të rënda të brendshme dhe tani është në situatë të qëndrueshme dhe jashtë ‘rrezikut akut”.

Një i dyshuar 40 vjeçar, i identifikuar nga policia si Adélio Bispo de Oliveira, është arrestuar gjatë sulmit, duke pretenduar se ai nuk ishte normal mendërisht.

Oliveira u tha se ishte anëtari i partisë së majtës, PSOL, e cila ka qëndruar në pushtet nga viti 2007 deri në 2014.

Në faqen e tij të Facebook, sulmuesi kohët e fundit ka postuar mesazhe që kritikojnë Bolsonaron dhe mbështetjen e qeverisë socialiste të presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë.