Gjergj Xhuvani rikthehet në sheshin e xhirimit

Regjisori Gjergj Xhuvani është rikthyer në sheshin e xhirimit, për të nisur punën me filmin e tij më të ri “Liqeni im”. Me skenar dhe regji të vetë Xhuvanit, filmi mbështetetet nga Eurimages në Yerevan dhe është një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë, por ka edhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Në film do të marrë pjesë edhe aktorja Elia Zaharia.

Filmi “Liqeni im” tregon historinë e një djaloshi shkathët, të quajtur Kristo. I ulur në bankën e tij në klasë mendon për kuptimin e fjalisë “Liqeni im”, të shkruar në tabelë nga mësuesi i tij. “Liqeni mund të na jap të gjitha, nëse ne dimë sesi ta pyesim”, shkruan Kristo. Ai pastaj shikon nga dritarja dhe kujton ngjarjet të cilat kanë ndodhur në muajt e fundit. Djaloshi jeton në një fshat afër liqenit të Prespës, një lumë i ndarë në tri shtete: Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Kristo, pronari i një varke të vogël peshkimi, përfiton nga kjo situatë gjeografike dhe transporton drogë nga Shqipëria në Maqedoni.

Kristo rritet duke adhuruar dy shitës droge, me të cilët punon: Ismailin dhe Paskon. Ndryshimet ndodhin pasi fillon që të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën. Ismaili merr një vendim fatal: dëshiron që të mbizotërojë në tregtinë e drogës që po ndodh në liqe. Kristo rrihet keq, kurse Paskos i ngrihet një kurth nga Ismaili, ndërsa policia është në pritë të tij. Pasko vritet. Në kaosin që po ndodh, nëna e tij vdes dhe gruaja e tij largohet nga vendi.

Kur komuniteti i vogël i peshkatarëve beson që Kristo është fajtor për vdekjen e Paskos, ai e kupton se tashmë Ismaili duhet të ndalet. Kristo hakmerret duke i vënë flakën një anije që bart drogë, një aksident ky që sjell vdekjen e Ismailit. Për t’i thënë lamtumirë të kaluarës së tij kriminali,. Kristo u vë flakën parave të udhëheqësve të drogës.

Historia përfundon ashtu si fillon me Kriston, i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund t’u jap atyre që dinë se çfarë t’i kërkojnë. /Shqiptarja/