FOTO/ Vdes në moshën 26-vjeçare, reperi i njohur, ish i dashuri i këngëtares Ariana Grande

Mac Miller ka vdekur sot në moshën 26 vjeçare.

Raportohet se ish i dashuri i Ariana Grandes vdiq si pasojë e mbidozës së drogës, shkruan DailyMail.

Trupi i reperit, njëkohësisht ish i dashur i Ariana Grandes, u gjet në shtëpinë e tij në Luginën e San Fernandos, jashtë Los Anxhelosit, të premten, rreth mesditës.

Sipas “TMZ”, ai u deklarua i vdekur mjekët në vendngjarje. Besohet se ai vdiq nga mbidoza e drogës.

Autoritetet u njoftuan nga një burrë, i cili bëri telefonatën emergjente nga shtëpia e Mac Miller.

Miller kishte folur hapur për betejën e tij me substancat narkotike përgjatë viteve të ndryshme.

Miqtë e reperit menjëherë në Twitter kanë kujtuar atë dhe kanë ngushëlluar familjen dhe fansat.

ImageImage