Deputeti i PD: Do publikojmë ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka paralajmëruar denoncime të reja që lidhin krimin me politikën. I ftuar në Studion e lajmeve të Syri.net ai tha se brenda pak ditësh do të bëhen denoncime të forta.

Ndërsa shtoi se një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, e cila tregon serish se policia ka frikë nga krimi.

‘Ngjarje të tjera kriminale kanë ndodhur të cilat do ti bëjmë publike këto ditë. Para se të vija tek ju më njoftuan se në Lezhë janë kaur 4 persona të armatosur të cilët janë liruar menjëherë’, theksoi Salianji.

“Ja pse duhet bërë vetting për politikanët”

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, deputeti demokrat Ervin Salianji, ka folur për propozimin e bërë nga kreu i PD, Lulzim Basha, që të ketë vetting edhe për politikanët.

Sipas tij e vetmja mënyrë që politika të ndahet nga krimi bëhet vetëm me ligj.

“Momentalisht krimi vendos për jetën e qytetarëve në Shqipëri. Sot nuk jemi në situatën ku Rama, Balla vendosin dhe janë kukulla të kriminelëve, por këta ja kanë lënë në dorë kriminelëve. Këta sot po përdoren nga kriminelët. Ju e patë se në Shkodër kryeministri dhe ministri nuk thanë asgjë, pasi këta kanë frikë. Dy të zhdukurit në Shkodër thuhet se janë ekzekutuar. Të gjithë e dinë në Shkodër, se kush e ka kryer këtë akt, por policia nuk reagon, pasi ka frikë. Ministri Xhafaj është një nga kryetarët e familjeve mafioze, atë të Xhafajve. Ju e dini që vëllai i tij është në burg. Deri sa ka vetting për policët dhe gjyqtarët, nuk ka sesi të mos ketë vetting për politikanët. Sot nuk ka cep të Shqipërisë që të mos jetë i mbjellë me drogë”, u shpreh Salianji.

“Historia ka treguar se mafiozët vriten, Rama është kryemafioz”

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka analizuar situatën e rëndë ku ndodhet Shqipëria.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili se cili ishte mendimi i tij rreth deklaratave të bëra nga Rama, i cili i etiketoi kriminelët në Shqipëri si rrugaçë dhe jo banda, Salianji, tha se kryemafiozi në Shqipëri është Edi Rama.

Sipas tij historia ka treguar se mafizoët largohen nuk ikin vetë.

‘Unë di tu them se sot nuk ka asnjë bandë të arrestuar. Nëse del ministri apo kryeministri që të thonë se kemi një bandë të arrestuar. Ka zero zyrtarë të lartë të PS-së të arrestuar. Edhe ky i Kavajës u dënua me punë në komunitet. Bëseoj se qytetarët e kanë të qartë se kush gënjen. Në këtë situatë ku nuk ka luftë të vërtetë, sepse këta që vrasin dhe që ndajnë drogë, quhen rrugeçër e jo banditë. Pra i bie që bandit të jetë Rama. Historia na ka treguar që asnjë kryemafioz nuk është larguar vetë. Historia tregon që kush merret me mafien vritet. Por në aspektin politik është sovrani ai që do ta largojë këtë kryeminsitër. Pasi në fund ëhstë sovrani që vendos për gjithçka’, tha Salianji.