De Biasi përqafim të “ngrohtë” me Dukën para ndeshjes me Izraelin (VIDEO)

Kur mungojnë dhe pak nga starti i ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve për kombëtaren tonë ndaj Izraelit, në stadium kanë mbërritur dhe personazhet e njohur.

Në hyrje të stadiumit, De Biazi ka takuar edhe presidentin Armand Duka. Nuk mungoi as përqafimi i ngrohtë mes tyre, si dy miq të vërtetë. Ndërkohë që ish-trajneri ka takuar dhe disa personazhe te tjerë të botës së sportit në Shqipëri.