Bella Hadid apo Carla Bruni?! Njerëzit bëhen lëmsh në javën e modës në New York

Muaji i modës ka filluar dhe New Yorku mirëpritur tendencat e pranverës së vitit 2019. Ishte Tom Ford ai që shkeli i pari në pasarelë. Si gjithmonë të gjithë personazhet e njohur si modele apo blogere kanë qenë prezente për ta ndjekur nga afër.

Edhe këtë vit modelet e preferuara të firmave janë motrat Hadid, Kendall Jenner dhe Kaia Gerber. Mirëpo ajo që ka rënë në sy ka qenë Bella Hadid dhe ngjashmëria e saj e frikshme me ikonën e bukurisë Carla Bruni.

“Vogue” shkruan se Hadid ishte një mishërim i gjallë i bukurisë së viteve ’90. Bella teksa kishte veshur një fustan pas trupit dhe modelin e flokëve gjysëm të kapur na çoi pas në kohë kur njerëzit e kishin të vështirë të bënin dallimin nëse ajo ishte Bella Hadid apo Carla Bruni, pasi edhe kjo e fundit pikërisht me këtë look si modelja është shfaqur në sfilatën e Chanel në vitin 1990.