Aulona Musta poston videon duke bërë twerk, Sara Kapo i komenton: Të lutem boll

Ajo është një nga gazetaret më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”, ku poston foto e video të ndryshme nga jeta e saj profesionale dhe ajo private. Bëhet fjalë për Aulona Mustën e cila me postimet dhe deklaratat që bën, shpeshherë ngjall debate te komentuesit.

Por njëkohësisht Aulona është kthyer edhe në frymëzim për femrat që e ndjekin, teksa publikon foto apo video nga palestra për të pasur një trup sa më në formë.

Ditën e djeshme gazetarja e njohur ka publikuar një video ku shfaqet duke kërcyer para pasqyrës teksa në bën edhe pak twerk. Në këtë video kanë komentuar me qindra persona, dhe bie në sy edhe një koment nga Sara Kapo.

Kjo e fundit i komenton Aulonës muskujt e barkut. “Aulona të lutem boll se më ngeli në fyt kjo birra sa pashë ABS-at”, shkruan Sara.

“Ma jep mua, se aq po më pihet tani”, ia kthen Aulona së bashku me disa imoji me të qeshura.