Asambleja e PS, Rama i beson post Bashkim Finos dhe Alfred Pezës

Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino që sot do të mbajë një tjetër post brenda Partisë. Ai do të jetë nënkryetari i Asamblenë Kombëtare të PS-së, numri dy pas Taulant Ballës.

Duke iu referuar burimeve me dyer të mbyllura nga asambleja e PS-së mësohet se post do të ketë edhe Ulsi Manja e Ermonela Felaj. Ata do të jenë pjesë e Kryesisë së Partisë. Sekretar organizativ është zgjedhur Arben Pëllumbi.

Një tjetër post i është dhënë edhe Alfred Pezës. Ai është zgjedhur Sekretar i Marrëdhënieve me mediat.

Ja lista e plotë:

Bashkim Fino zgjidhet nënkryetar i Asamblese Kombëtare të PS

Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj zgjidhen anëtare të rinj të kryesisë së PS

Sekretar për organizimin Arben Pellumbi

Sekretare për Organizimin Elektoral, Blerina Gjylameti

Ermira Rusi zv e Blerina Gjylametit

Sekretar për burimet njerëzore, Senida Mesi

Ilir Beqja, Sekretar Digjital

Sekretar për Emigracionin, Laert Duraj

Sekretare e Bashkqrverisjes, Elisa Spiropali

Petro koci zv Sekretar i Bashkëqeverisjes

Sekretar per çeshtjet Zgjedhore, Bledi Çuçi

Sekretar për Marrëdheniet Nderkombetare, Teuta Vodo

Sekretar për Marrëdheniet me Mediat e Shoqeri e Civile, Alfred Peza