Anulohet takimi Thaçi–Vuçiç në Bruksel

Takimi i parashikuar të zhvillohet sot ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vucçiç në Bruksel, është anuluar, bën me dije një burim i Gazetës Express.

Përfaqësuesja e lartë të BE-së, Federika Mogherini, tashmë ka përfunduar takimet ndaras me dy presidentët.

Mosrealizimin e këtij takimi e ka raportuar edhe televizioni serb “RTS”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel do të bisedojë vetëm me përfaqësuesit evropian, por jo edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin,ka njoftuar edhe ky medium.

Sipas tyre Vuçiç ka refuzuar ta takojë Thaçin.